Monday, May 6, 2024

Demir Imeri, “heroi” i rrogozhinasve në Korçë. Skënderbeu-Egnatia 0-1

Lexo

Shqiptaro-maqedonasi, Demir Imeri, futbollisti që sezonin e kaluar luajti për Vllazninë, ka vendosur fatin e takimit të sotëm mes Skënderbeut dhe Egnatias. Goli mjeshtror i shënuar prej tij në minutën e 52-të i ka dhënë fitoren Egnatias. Një tre pikësh ky shumë i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Zekerie Ramadani që mban Egnatian në pozita optimale për qëndrimin në kategorinë Superiore.

Për hirë të së vertetës, duke e konsideruar ndoshta si shansin e fundit për të shpëtuar nga rënia në të parën, korçarët e drejtuar nga Skënder Gega ishin shumë të motivuar për ta fituar këtë ndeshje. Kjo u vertetua kur që në fillim të ndeshjes ishtë Skënderbeu që e kërkoi më tepër golin e avantazhit duke pasur edhe rastet e duhura për të kaluar në avantazh.

Duke përfituar edhe nga dalja me karton të kuq e futbollistit korçar, Elvi Berisha, Egnatia arrin ta kontrollojë lojën, ku përpos golit të shënuar nga Imeri, pati edhe mundësi të tjera shënimi.

Ndërkohë, korçarët, edhe pse me një futbollist më pak, ushtruan presion në portën rrogozhinase, duke e vënë në vështirësi portjerin Purja. Minuta e 64-tërt, ndoshta ishte momenti më i mirë që Skënderbeu të përfitonte një penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës së rreptësisë nga Agbekpornu, por kryesori Meta, dhe as VAR nuk janë të këtij mendimi. Në vijim, Skënderbeu arrin të shënojë me anë të Shehit, por goli është I pavlefshëm për pozicion jashtë loje.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img