Sunday, May 19, 2024

Befason Kastrioti, mund Tiranën kryesuese dhe kërcënon Partizanin dhe Vllazninë për të marrë vendin e katërt

Lexo

Kastrioti, tashmë nuk është surprizë. Pasi ka kaluar me radshë disa skuadra me emër, pasditen e sotme ka likujduar edhe kryesueses Tirana. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të krutanëve.

Edhe pse ishin kejt në pritje të çertifikimit të titullit kampion, bardheblutë, nuk kishin mundësi ta festonin trofeun e 26-të në ndeshjen me krutanët edhe në rast suksesi dhe ndoshta ky fakt i demotivoi për të luftuar në një ndeshje ku miqtë edhe pse pa Çelën në stol, kërkuan dhe morën gjithçka. Suksesi i gjashtë rresht për krutanët që edhe pse tentuamn të thumbonin që në minutat e para me Selmanin, rrezikuan ta pësonin nga Toli.

Goli erdhi në të 16-ën kur Onanuga rrëzoi si birila mbrojtësit bardheblu për golin e ndeshjes. 1-0, festë në pankinën krutane me zëvendësin Bekim Kuli. Tirana e pafuqishme për të kërcënuar seriozisht duke dhënë shkëndija të vakëta herë me Limajn e herë me Xhixhën, ndërsa Seferi në hije nuk arriti të thyente radhët e miqve që në 6 të fundit ku numërojnë vetëm fitore, kanë pësuar vetëm 1 gol. Ishte Xhixha që në fundin e pjesës së parë pretendoi për 11-metërsh, por ndeshja vijoi dhe Tirana u rikthye më kërkuese me dyshen e  përhershme Seferi-Xhixha, ndërsa Ismailgeci u shfaq gjithashtu rrezikshëm.

Kastrioti dalëngadalë preferoi të tërhiqej në thellësi të zonës së tij ndërsa nga shkallët me kalimin e minutave ndoshta drejtuesit dhe tifozët e kuptuan se kjo ndeshje e kishte marrë drejtimin që bardheblutë nuk e dëshironin edhe pse nuk u dorëzuan deri në fund duke kërkuar një tjetër penallti, këtë herë për prekje të topit me dorë por kryesori vijoi lojën për ta mbyllur më pas ndeshjen me një humbje që nuk djeg për bardheblutë por që vlen ar për krutanët tashmë me sy e veshë nga zona europiane pasi matematika me 3 pikë nga Partizani, i nxit të besojnë te ëndrra.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img