Sunday, May 19, 2024

Derbi verior, Ada-Veleçiku fitohet nga koplikasit 1-4. Veleçiku në krye të grupit, Ada zhytet në fund të renditjes. 48 vjeçari Altin Xhahysa e nis përsëri titullar në formacionin e Adës

Lexo

Ada-Veleçiku 1-4

Shënues:( Laçeja ’69/ A. Hajdari ’40, Kola ’56 (aut), Rragami ’76, A. Kaçaj ’90)

Eshtunë, 22 tetor 2022, ora 14:00, fusha sportive Adriatik” Velipojë

Ada: Ndoj, Pjetri, Ferhati, Laceja, Sekja, Kaçubela, R. Xhahysa, Curri, Kolaj, Frroku. A. Xhahysa. Trajner: Altin Xhahysa.(U aktivizuan: Hurmi, Qeleshi, Asllani, Frani.)

Veleçiku: L. Kaçaj, Elbasani, Balaj, Zefi, Banushaj, Kaceli, Shekaj, B. Hasaj, Rustemaj, A.Hajdari, A. Dibra. Trajner: Dritan Smajli.(U aktivizuan: Alcani, Pjetri, Rragami e A. Kaçaj)

Arbiter: Egli Menkshi, Proletar Puto, Ernest Cena(Tiranë). I katërt: Noris Kozmai(Tiranë)

Vëzhgues: Agron Kastrati(Shkodër)-Delegat: Përparim Laçi(Pukë)

Ada dhe Veleçiku, pjesë e grupit A të kategorisë së dytë të futbollit shqiptar janë ndeshur pasditen e sotme në fushën sportive “Adriatik” të Velipojës. Ballafaqimi në fjalë që luhej për llogari të javës së katërt, ishte i një rëndësie të veçantë për vendasit, të cilët me tre humbjet radhazi të pësuar në tre javët e para, kërkonin të merrnin pikët e para të këtij fillim kampionati.

Nga ana tjetër, edhe Veleçiku udhëtues, një ekip i investuar këtë sezon për tu kualifikuar në kategorinë e parë, kishte deklaruar në pragndeshje se kërkonte fitoren. Ishte kjo arsyeja, që të dyja skuadrat janë futur në fushën e lojës të mobilizuara për të dhënë më të mirën e tyre.

E veçanta e kësaj sfide ishte se 48 vjeçari Altin Xhahysa, që në protokollin e Adës figuron si trajner i kësaj skuadre, e ka nisur ndeshjen si kapiten skuadre duke përsëritur atë që bëri një javë më parë në sfidën Vora-Ada, ku luajti 90-të minuta titullar. Por, këtë radhë, një tërheqje muskulare e pësuar nga mesi i pjesës së parë, e detyroi të largohej nga fusha e lojës për të kaluar në pankinë përkrah kolegut të tij Etrit Nika.

0-1 për Veleçikun është mbyllur pjesa e parë falë golit të shënuar nga Arsen Hajdari pas një pasi të dhënë nga Arsen Banushaj nga e djathta e sulmit koplikas.

Ndonëse ka përballë një formacion me kualitete të Veleçikut, një pjesë e të cilëve kanë luajtur në Superligë me Vllazninë, Ada e dominuar me djem të rinjë e nis me energji pjesën e dytë duke kërkuar golin e barazimit, por në të 56-tën ndëshkon veten me një autogol të shënuar nga Kola.

Me 0-2, Veleçiku duket më i qetë për të administruar ndeshjen. Por, këtë qetësi ia prish Laçeja që me golin e shënuar me kokë në minutën e 69-të, shkurton diferencen në 1-2 duke rihapur takimin.

Minutat në vazhdim shoqërohen me një luftë të fortë sportive, velipojakët për të barazuar rezultatin dhe koplikasit për të ruajtur avantazhin 1-2. Të mbështetur nga tifozëria vendase, Ada hidhet e tëra në sulm, por golat vijnë nga krahu tjetër. Kundrasulmi i djemve koplikas të drejtuar nga Dritan Smajli godet dy herë radhazi me dy gola të tjerë që kanë për autor Marsel Rragami dhe Alfred Kaçaj, përkatësisht në minutat 76-të dhe 90-të.

Pesë minutat e fundit shtesë nuk sjellin asgjë të re duke lënë në fuqi avantazhin 1 me 4 në favor të Veleçikut, i cili me këtë tre pikësh, shkon në kuotën e 10 pikëve, tre fitore dhe një barazim me Shënkollin në transfertë duke ecur i sigurtë drejt objektivit të kategorisë së parë.

Ndërkohë, humbja me Veleçikun në shtëpi është e katërta radhazi për Adën, duke vijuar të mbetet e fundit në tabelën e klasikimit.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img