Tuesday, April 30, 2024

Dhuna në ndeshjen Erzeni-Partizani, 4 lojtarë nën hetim

Lexo

Për sherrin masiv në ndeshjen Erzeni-Partizani të moshave deri në 21 vjeç janë proceduar penalisht 4 lojtarë të të dy ekipeve.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 14:00, ndërmjet lojëtarëve të ekipeve të kategorisë U-21, “Erzeni” dhe “Partizani”, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet tyre, në fushën sportive “Tofik Jashari”, Policia e Tiranës bën me dije se: “Pas përfundimit të ndeshjes, katër shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe kanë dëmtuar ambientet e dhomave të zhveshjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img