Partizani ka zyrtarizuar rikthimin e Xhuliano Skukës deri në fundin e këtij sezoni. Të kuqtë dhe Metz kanë gjetur akordin për huazimin e sulmuesit. Skuka mund të konsiderohet si përforcimi i parë i klubit në “erën” e re të nosur nga Orges Shehi.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri”, njofton klubi i kuq.
Një vit pasi u largua nga “Demat e Kuq”, kaloi te Metz në Francë për 1.4 milionë euro, Skuka rikthehet edhe një herë në Shqipëri për të fituar formën dhe besimin e humbur.