Dinamo City ka mbyllur aventurën europiane në play-off-in e UEFA Conference League, pas një përballjeje dramatike ndaj Pafos, që u vendos vetëm në kohën shtesë. Blutë u mposhtën 4-2, pas një ndeshjeje ku rezultati ishte 2-2 në përfundim të 90 minutave.
Dinamo City e nisi në mënyrën më të mirë sfidën, duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me Fadairon. Pafos reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 13-të me Sema. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, me të dyja skuadrat që mbajtën të hapur çdo mundësi për pjesën e dytë.
Në fraksionin e dytë, vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 78-të me Ioannou. Dinamo City nuk u dorëzua dhe tregoi karakter, duke rikthyer baraspeshën në minutën e 87-të me Ruben Silva-Richards. Koha e rregullt përfundoi 2-2 dhe sfida shkoi në shtesë.
Në 30 minutat shtesë, Pafos arriti të shënonte edhe dy herë. Quina realizoi në minutën e 116-të, ndërsa Anderson Silva vulosi rezultatin 4-2 në minutat shtesë.
Dinamo City largohet nga Conference League pas një rrugëtimi të rëndësishëm, duke konkurruar deri në fund për një vend në fazën e ligës. Blutë treguan karakter dhe reaguan në momente të vështira, duke e mbajtur të hapur kualifikimin deri në minutat e fundit të kohës shtesë.


