Dinamo hedh një hap të madh drejt finales së “Final-Four” pasi mposhti 2-0 Vllazninë në ndeshjen e parë mes dy skuadrave

Lexo

- Reklamë -spot_img

Vllaznia-Dinamo 0-2

Golat:Malomo 77,Xhejms 94

Vllaznia:Pohls,Gurishta,Gjini,Bajrami,Mala(Tafili 81),Krymi,Qato(Sala 77),Kallaku(Dros 77),Jago,Murataj(Balaj 59),Balaj Trajner:Edi Martini

Dinamo:Kiri,Ismaili,Dita(Gudjabi 46),Aliji,Loran(Berisha 46),Beqja(Meksi 90),Malomo,Qardaku(Xhejms 77),Vila,Guindo(Mustafa 83),Nani Trajner:Renaldo Kalari

Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Ilir Tartaraj(Fier),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Andi Koçi(Durrës) Var:Albert Doda(Tiranë) Avar:Emanuela Rusta(Elbasan) Delegat:Alban Tafaj(Tiranë) Vëzhgues:Arjan Mali(Patos)

Takimi u zhvillua me ritëm dhe tension, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola me të dy ekipet që treguan kujdes në repartin defensiv.

Gjithçka ndryshoi në minutën e 77-të kur Malomo gjeti rrugën e rrjetës dhe kaloi Dinamon në avantazh,duke i dhënë një goditje të fortë Vllaznisë.

Ndërkohë kur Vllaznia po kërkonte me ngulm golin e barazimit Dinamo goditi sërish në kundërsulm në minutën e 94-të me Xhejms,i cili vulosi fitoren 2-0 dhe i dha skuadrës së drejtuar nga Renaldo Kalari një avantazh të rëndësishëm për vazhdimësinë e fazës “Final-Four”.

Nga ana tjetër ekipi i Edi Martini do të duhet të reagojë shpejt pasi humbja e sotme e komplikon ndjeshëm rrugën drejt finales dhe mban gjallë pritjen e gjatë të Vllaznisë për titullin kampion.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img