Në “Air Albania” pritet një tjetër duel i zjarrtë i fazës “Final Four” teksa sonte prej orës 19:00 do të luhet ndeshja Elbasani-Egnatia në një sfidë që mund të ketë peshë të madhe në garën për titullin kampion.

Rrogozhinasit zbresin në fushë vetëm për fitore pasi ndodhen tre pikë larg verdhebluve dhe çdo hap fals do tja u vështirësonte ndjeshëm objektivin në “Final Four”.
Nga ana tjetër Elbasani vjen me moral të lartë dhe mund të përfitojë maksimalisht nga humbja e Vllaznisë daj Dinamos për tu afruar edhe më shumë me kreun.
Mes dy skuadrave ekziston një rivalitet i fortë këtë sezon,me sfidat që kan prodhuar gjithmonë emocione dhe tension sportiv.
Kujtojmë se në përballjen e fundit mes tyre ishte Egnatia që festoi,pasi eliminoi Elbasanin nga Kupa e Shqipërisë vetëm pas goditjeve të penalltive.
Përballja e sotme pritet të jetë e luftuar deri në fund me të dy ekipet që kan objektiva të qarta dhe nuk duan të bëjnë hapa pas në momentin më vendimtar të sezonit.
Fatos LAMAJ


