Thursday, April 25, 2024

Kategoria e Parë: Barazon Dinamo. Pas javës së 4-tërt, blutë bashkëkryesojnë me Tërbunin dhe Korabin

Lexo

 

Pas pesë ndeshjeve të ditës së djeshme, java e katërt e Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë ka vijuar me dy ndeshjet e fundit të luajtura të dielen, Tomorri-Dinamo dhe Burreli-Orikumi.

Sfida e luajtur në stadiumin e qytetit të Beratit është mbyllur në barazim 1-1 duke bërë qaë blutë dinamovitë të frenohen në ecurinë e fitoreve të tyre. Beratasit e kanë nisur mjaft mirë ndeshjen ku shumë shpejt gjejnë golin e avantazhit në minutën e 12-të me anë të Çaços.

Kundrapërgjigjet Dinamo me golin e shënuar nga lezhjani Danaj në minutën  e 37-të, barazim që qëndron në fuqi deri në fund të krejt ndeshjes. Me lënien e dy pikëve në Berat, skuadra dinamovite e drejtuar nga Nevil Dede bashkohet në krye të renditjes me dy skuadrat veriore, Tërbuni dhe Korabi në kuotën e 8 pikëve.

Ndërkohë, në përballjen e luajtur në “Liri Ballabani” të Burrelit, ka mjaftuar një gol i vetëm i shënuar që në minutën e 16-të me autor të zakonshmin Faruku që skuadra vendase të sfidojë Orikumin duke marrë një tre pikësh të merituar dhe të rëndësishëm, pasi i jep më shumë frymëmarrje për largimin nga fundi i tabelës së klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img