Menaxheri i KFF Vllaznia Oliver Matija, sot në Zvicër për hedhjen e shortit të“UEFA Women’s Champions League”-Faza e grupeve

Lexo

Shqipëria U-16 fiton miqësoren e parë me Malin e Zi U-16 në Podgoricë

Mali i Zi U16 – Shqipëri U16          0-1(Shënues: Nuredini 64’)Formacioni i Shqipërisë: Leonard Kolgecaj, Davide Avdullari, Enea Elmazi, Murselo Dervishi,...

(Video) Vllaznia humb në shtesë Superkupën e Shqipërisë. Kuqeblutë tashmë të përqëndruar tek kampionati, presin të hënën Egnatian në “Loro Boriçi”

 Ashtu siç pritej, Superkupa e Shqipërisë ka dhuruar emocione pa fund. Tirana kampione e Shqipërisë dhe Vllaznia fituese e...

Është thënë vazhdimisht, se suksesi i Vllaznisë në futboll për femra, vjen edhe nga mirëmenaxhimi që presidenti Lazër Matija i bën KFF Vllaznia që ai drejton prej shumë vitesh.

Ajo që vlen për t’u theksuar ka të bëjë me faktin se, krahas prsidentit që natyrisht ka barrën më të madhe, por edhe stafit teknik, tek Vllaznia e femrave jep kontribut e gjithë familja Matija.

Ne të medias që ka vite që përcjellim arritjet dhe sukseset e Vllaznisë në futboll femra kemi parë të jetë shumë aktive bashkëshortja e zotit Matija, kryesisht në planin organizativ. Ndërkohë, tre fëmijët e tij, dy vajzat dhe djali, duke u rritur me sportin, si pjesë aktive e ekipeve të Vllaznisë, shumë shpejt, me shkollimin dhe kualifikimin e tyre u bënë pjesë e stafit.

Ato që i kanë ndjekur dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve të Europës përballë kampiones së Ukrainës, kanë parë që në stol ishin të githë në detyrat e tyre të ngarkuara nga presidenca.

Oliveri, një djal shtatlartë dhe simpatik, ish futbollist i Vllaznisë, njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja, pas mbarimit të studimeve të larta dhe trajnimit në kurset e FSHF-së, aktualisht është në cilësinë e videoanalistit të klubit, por edhe të menaxherit.

Oliver Matija, është sot në Zvicër, ku në emër të KFF Vllaznia asiston për hedhjen e shortit të Ligës së kampioneve të Kampioneve në fazën e grupeve. Do të jetë ora 13:00, kur në Nion, do të përzihen goglat, dhe më pas, Vllaznia do të mësojë emrat e kundërshtarëve.

Opinioni sportiv shkodran dhe më gjërë është në ankth se cilat prej skuadrave do të ketë rastin të jenë mysafire në “Loro Boriçi”. Përballë Vllaznisë janë 15 emra, njëri më i spikatur se tjetri, duke nisur nga kampionia në fuqi e Europes Lioni, Ëolfsburg, Chelsea,  Barcelona, Arsenal, Benfica, Juventus, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Rosengård, Slavia Praha, St. Pölten, Zürich, Bayern, Roma.

Edhe pak orë na ndajnë nga përzierja e goglave, urojmë dhe shpresojmë që pjesëmarrja në Nion e menaxherit të KFF Vllaznia Oliver Matija të jetë me fat për klubin kuqeblu. Suksese Vllaznia!

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -