Saturday, July 27, 2024

Dinamo rikthehet te fitorja, mposht Skënderbeun në duelin direkt për ‘Final Four’

Lexo

Dinamo City 2-0 Skënderbeu (Kaçorri 3′, Qefalija 82′)

Dinamo i dha fund serisë prej tre ndeshjesh pa fitore duke mundur Skënderbeun me rezultatin 2-0.

Një supergol i Kaçorrit i dha shpejt avantazhin Dinamos e cila më pas menaxhoi shumë mirë situatën dhe la rrallëherë korçarët që t’i rrezikonin portën. Blutë ndërkohë nuk reshtën sulmet dhe kërkuan me ngulm një tjetër për të mbyllur ndeshjen, duke e shënuar në pjesën  e dytë me Qefaliajn.

Kështu, erdhën tre pikë të arta për renditjen në pjesën më të rëndësishme të kampionatit, duke bërë edhe më të bukur luftën për “Final Four”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img