Wednesday, December 11, 2024

Shehi: Barazimi, më mirë se humbja. Skuka nuk ka dëmtim

Lexo

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli për MCN TV, pas barazimit me Laçin në transfertë.

Shehi deklaroi se skuadra u konsumua shumë, për shkak se ishte me një lojtar më pak. Sipas tij, barazimi është më i mirë se humbja, ndërsa zbuloi se Skuka nuk ka dëmtim fizik.

 Një pikë s’mund të them që është shumë apo pak, por ka vështirësi të luash me 1 lojtar më pak për shumë minuta. Na kushtëzoi shumë ai karton i kuq dhe më pas ndërrimi i Hadrojt. Laçi ka cilësi dhe djem të rinj që luajnë mirë dhe sidomos në fushën e tyre janë të fortë. Skuka nuk ka dëmtim, por ai vuan nga stomaku. Edhe në stërvitje ka pasur problemin e njëjtë.

Ne vuajtëm në fillim sepse ishim vonë në presion dhe lojtari jonë në krah konsumonte shumë për të mbyllur zonat, kur Cara shkonte në presion. Duke shkuar vonë nga krahu jonë i majtë ia lejonim Laçit që të luante lirshëm. Por më pas ishim më mirë edhe në ndërtim, duke përforcuar mesin e fushës. Por kur del në inferioritet numerik, konsumohen të gjithë. Në pjesën e dytë ne morëm golin shumë shpejt dhe ajo pastaj na kushtëzoi.

Unë mendoj që na u shkëput reparti i mbrojtjes dhe mesfushës dhe ata ishin pa markim. Të dalësh barazim është shumë më mirë se të humbësh. Futbolli ka episode që nëse do t’i zgjidhnim më mirë do ishte ndryshe. Por lodhja ka ndikim. Disa fragmente me Hadrojn që shkuam lart, por ai nuk goditi mirë që mund të finalizonte. Edhe kjo është kosto fizike.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img