Friday, April 26, 2024

Disiplina ndëshkon me 50.000 lekë gjobë Vllazninë për sjellje të gabuar të tifozëve. Ndëshkime edhe për futbollistët e Veleçikut

Lexo

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 19.05.2023

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës dhe shfaqjen e banderolave homofobike, në bazë të nenit 5 të statutit të FSHF dhe neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i KF Tirana, Tofik Osmani, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Besëlidhja, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “KF Korabi-KF Besëlidhja“ në bazë të nenit 54/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.

Lojtari i KSSH Veleçiku, Klaudio Marku, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Veleçikut Ditmir Ujkaj, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 47/1/e) dhe 48/1/a) të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Veleçikut Redmir Lopci, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Butrintit, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Partizani U15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në kundërshtim me Nenin 40.4 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të Nenit 30 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë kundër Internacional U15 me rezultatin 3-0.

Pranimin e kërkesës së Labëria F.C për pezullimin me kusht të pjesës së mbetur të dënimit për zyrtarin Dritan Resuli. Në bazë të Nenit 32/4 të KDS zyrtari vendoset në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Çeljen e hetimit disiplinor për ngjarjet në përfundim të ndeshjes Apollonia (F) kundër Vllaznia (F).

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img