Friday, April 26, 2024

Moviola e Superiores për javën e 33-të. Vllaznia-Teuta, durrsakëve u mohohet një penallti në minutën e 95-të!

Lexo

Moviola e javës së 33-të të kategorisë Abissnet Superiore, krahas ndeshjeve të tjera, ka analizuar edhe duelin, Vllaznia-Teuta. Bazuar në vlerësimet e bëra nga specialistët përkatës të gjykimit, Panorama Sport, sjellë analizëm e ndeshjes Vllaznia-Teuta, e luajtur të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku rasti i prekjes me dorë të mbrojtësit Bulatoviç në minutën e 95-të, vlerësohet si penallti për durrsakët.

VLLAZNIA-TEUTA 1-0
Gjyqtarë: E.Bastari, A.Koçiaj, R.Zajimi (Tiranë); VAR: O.Ferataj (Patos) – AVAR: O.Grabova (Fier);
Ndeshja në Shkodër i ishte besuar arbitrit të kolegjiumit të Tiranës, Erjon Bastari, ndërsa në VAR ishin Olsid Ferataj dhe Orges Grabova. Rastet për moviolë janë tri, teksa pati gol të anuluar në favor të Vllaznisë dhe një penallti të pretenduar në minutat shtesë nga Teuta.
35’-45’ Mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi, bëri dy ndërhyrje të rënda ndaj Balajt dhe Krujës në minutat 35 dhe 45, por nuk u ndëshkua në asnjë rast me karton të verdhë. Në fund mori një të verdhë, pasi ishte falur dy herë më parë. Gabim i kryesorit Bastari.
88’ Kundërsulm i Vllaznisë, me Hakajn që kroson në zonë dhe Kaina bën një lëvizje mashtruese ndaj kundërshtarit, duke i lënë topin Hoxhajt, që më pas shënon. Goli anulohet për pozicion jashtë loje të Kainës nga anësori Koçiaj, ndërsa më pas edhe VAR-i i jep të drejtë, pasi në momentin e pasimit nga Hakaj, braziliani ka qenë më i avancuar.
90+5’ Çyrbja harkon në zonë dhe Bulatoviç e prek topin me dorë në duel me Jazxhiun. Fillimisht anësori Zajmi jep pozicion jashtë loje. Më pas, VAR-i sinjalizon se nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje dhe thërret Bastarin për të parë rastin e pretenduar për penallti. Kryesori shkon te monitori dhe vendos të mos akordojë 11-metërsh, edhe pse duket qartë që mbrojtësi malazez i Vllaznisë e ka prekur topin me dorë. Duhej akorduar penallti, pasi Bulatoviçi i kishte mundësitë që topin të mos e largonte me dorë dhe nuk ka qenë në pozicion natyral.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img