Tuesday, November 26, 2024

“Dita ndërkombëtare e gazetarëve sportiv”, Fatmir Efica mbledh kolegët nga e gjithë Shqipëria, në ditën kur Bashkia Kavajë e nderon me titullin, “Qytetar Nderi”!

Lexo

Gazetarët sportiv kanë një datë të shënuar, si ajo e 2 korrikut, të cilin e përkujtojnë çdo vit. Por, ky 2 korrik i 2022-shit, ishte krejt ndryshe për gazetarët dhe komentatorët sportiv shqiptar. Shkak është bërë nderimi që Bashkia dhe Këshilli Bashkiak Kavajë ka bërë për gazetarin, komentatorin, staticienin, por edhe botuesin e disa librave  sportiv, Fatmir Efica, duke i akorduar titullin e lartë, “Qytetar Nderi”.

Një titull ky, që u përjetua me emocion, jo vetem nga Fatmiri, familja dhe të afërmit e tij, edhe nga nga mbarë komuniteti mediatik sportiv shqiptar, një pjesë e mirë e të cilit ishin të pranishën në sallën e Pallatit të Kulturës “Aleksander Moisiu” Kavajë.

Një jetë e tërë, mbi 40-të vite aktiv në median sportive,  duke qënë, jo vetëm zëri i fuqishëm i qytetit sportiv të Kavajas, por duke kontribuar me po aq përkushtim edhe në rajonin përreth dhë më tej, gjë që e kanë bërë figurën e Fatmir Eficës shumë të dashur për të gjithë.

Fatmir Efica është një mik, dashamirës dhe bashkëpunëtor i afërt edhe me Shkodrën, qytetin që ai e preferon shumë, aty ku nuk mungon prania e tij e shpeshtë në studiot sportive televizive të këtij qyteti.

Ishte kjo arsyeja, që me ftesë të vetë protagonistit të këtij eventi, Fatmir Efica, një grup kolegësh të tij mediatikë nga Shkodra, Gaspër Marku, Edmond Dibra, Agron Isufi, ishin të pranishëm në këtë ceremoni emocionuese të moderuar me mjeshtri dhe elegancë nga gazetari i mirënjohur i Radio Televizionit Shqiptar, Dëfrim Methasani.

Krahas përshëndetjeve dhe vlerësimit për figurën e Eficës, grupi nga Shkodra kishte përgatitur një dhuratë simbolike, lule të freskëta nga qyteti verior, si dhe në emër të tifozëve kuqeblu dhe presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi, i dorëzoi gazetarit kavajas, një komplet sportiv të Vllaznisë me numrin 10-të, duke simbolizuar si notën më të lartë në kontributin e dhënë për median sportive.

Emocionet e kësaj dite krejt të veçantë për gazetarët sportiv shqiptar, vijuan më pas me shtrimin e një darke festive në mjediset piktoreske të bregdetit të Qerretit, pak kilometra nga qyteti i Kavajës.

Urimet më të mira për titullin e merituar, Fatmir Efica!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img