Friday, April 26, 2024

(Video) Mbyllet Turneu Ndërkombëtar “Shkodra Summer Cup 2022”. Pjesëmarrësit vlerësojnë organizimin, kërkohen më shumë takime të tilla

Lexo

Është mbyllur këtë fundjavë Turneu Ndërkombëtar  “Shkodra Summer Cup”, i pesti për nga radha, aktivitet ky i organizuar për disa ditë me radhë në qytetin e Shkodrës me pjesëmarrjen e një numri të madh futbollistësh të moshave nga Shkodra, Malësia e Madhe, Kosova, Mal i Zi, dhe Maqedonia e Veriut. I konceptuar nga organizatorët, Shkodra Sport Event në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Shkodër për të shëtituar në disa disa zona, si fusha e Barbullushit, ajo e Velipojës, Reshit Rusi, stacioni i fundit ka qënë kompleksi sportiv Zmijani ku është bërë edhe mbyllja e aktivitetit.

Më herët, gjatë kësaj dite të fundit, janë luajtur ndeshjet finale emocionuese, Atletik Klub Shkodra-Supersport Skënderaj  për kategoritë U-11 dhe United Gjakovë-Bajza U-15, ku fitues kanë dalë respektivisht ekipet e Atletik Klub Shkodra dhe United të Gjakovës.

Çmimet për kategorinë U-11

  • Lojtari më i mirë është shpallur Siar Hoxha(Atletik Klub Shkodra)
  • Lojtari i së ardhmes Rilind Babaj(Supersp[ort Skënderaj)
  • Ekipi me lojën më të bukur-Pro Prishtina
  • Sulmuesi më i mirë-Enis Milani(Bashkimi)
  • Mesfushori më i mirë-Arianit Hasaj(Scutari)
  • Mbrojtësi më i mirë-Kristi Ndou(Labeat)
  • Portjeri më i mirë-Ensar Durmishi(Supersport Skënderaj)

Çmimet për kategorinë U-15

  • Portjeri më i mirë-Gabriel Kajtazi(United Gjakovë)
  • Mbrojtësi më i mirë-Gabriel Proçetaj(Bajzë)
  • Mesfushori më i mirë-Eris Laçaj(Bajzë)
  • Sulmuesi më i mirë-Erion Gashi(United Gjakovë)
  • Lojtari i së ardhmes-Matus Uldedaj(Bajzë)
  • Lojtari më i mirë-Andi Sahatçia(United Gjakovë)
  • Lojtarja më e mirë-Albisa Kronaj(Atletik Klub Shkodra)

Çmimet në fjalë janë dorëzuar përmes një ceremonie të organizuar në mbyllje të aktivitetit, e monitoruar nga gazetari i njohur shkodra Genc Kastrati.

Duke folur përt Veriu Sport, përfaqësuesit e ekipeve të Drenicës në Kosovë, Afrim Jashari(Trajner futbolli Kosovë), Ndue Burgaj(Trajner futbolli Bajzë) dhe Erion Mandi(Trajner futboll-Atletik Shkodra), si dhe të tjerë protogonistë, kanë vlerësuar aktivitetin duke qënë të mendimit se takime të tilla me këto grupmosha duhet të jenë më të shumta, pasi i shërbejnë masivitetit dhe zhvillimit të brezit të ri.

Gaspër MARKU

(Video-Ceremonia e mbylljes së Turneut Ndërkombëtar, “Shkodra Summer Cup” 2022)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img