Sunday, July 20, 2025

Dita Ndërkombëtare e Gazetarëve Sportivë, Presidenti Duka & FSHF urojnë komunitetin mediatik

Lexo

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, Federata e Futbollit uron të gjithë gazetarët që pasqyrojnë me përkushtim dhe pasion futbollin shqiptar dhe sportin në tërësi.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka shprehur mirënjohjen për punën e tyre të përditshme dhe rolin që luajnë në afrimin e publikut me sportin.

“Në një ditë të veçantë, në Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë, dua të shpreh mirënjohjen time dhe të Federatës së Futbollit për gazetarët sportivë, ata që pasqyrojnë çdo emocion e sfidë të sportit e në veçanti të futbollit.

Ashtu si futbolli, edhe puna juaj është pasion dhe përkushtim përmes së cilës ndërtohet edhe një urë lidhëse me publikun, i cili një pjesë bëhet pjesë e këtij sporti si tifoz e një pjesë tjetër edhe e praktikon.

Falë jush zëri i futbollit shqiptar shkon kudo, duke përcjellë çdo informacion me profesionalizëm.

Le të vazhdojmë misionin tonë, ta çojmë futbollin kudo dhe ta promovojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gazetarëve Sportivë!”, – u shpreh Presidenti Duka.

FSHF vlerëson bashkëpunimin me median sportive si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit dhe promovimit të futbollit në vend.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img