Friday, May 3, 2024

Duro merr mesazh nga tifozët e Vllaznisë: “Ke dhënë gjithçka për këtë fanellë, do doja t’ju shikoja trajner”

Lexo

Trajneri i ri i Vllaznisë, Migen Memellin, do të nisë së shpejti punën për të bërë gati skuadrën për kupat e Europës dhe më pas fillimin e sezonit të ri në Superiore.  Emërimi i tij në krye të pankinës ka bërë jo pak bujë nga tifozët shkodranë, por edhe jashtë qytetit.

Klodian Duro është një nga ata që ka dalë hapur kundër madje duke ironizuar shpeshherë edhe drejtorin Elvis Plori. Së fundmi, atij i ka ardhur një mesazh në rrjetin social të tij nga një tifoz shkodran i cili i bën thirrje se e duan trajner të Vllaznisë. Duro e ka ndarë këtë mesazh edhe me ndjekësit e tij:

“Si tifoz i vjetër i dashnisë kuq e blu do doja t’ju shikoja trajner te Vllaznia. Sepse ti je ai njeri që ke dhënë gjithçka për këtë ngjyrë e për këtë fanellë. Jo të na sjellin trajnera që s’kanë lidhje me Vllazninë”, shkruan tifozi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img