Saturday, July 27, 2024

Egnatia “thyen” Laçin dhe vazhdon rrugëtimin e saj drejt kreut

Lexo

Laçi 1-2 Egnatia

Egnatia fitoi me shifrat 1-2 kundër Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”.

Kurbinasit e nisën mirë ndeshjen, të cilët shënuan me William Cordeiron në minutën e 24’. Laçi mbylli pjesën e parë me avantazhin minimal 1-0.

Pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Egnatia e nisi në sulm dhe barazoi shifrat në minutën e 62-të me sulmuesin Montenegro. 7 minuta më vonë, ishte Ibrahimoglu, i cili përmbysi rezultatin me golin e tij.

Me këtë fitore Egnatia shkon në kuotën e 60 pikëve, duke vazhduar të jetë në vendin e parë, ndërsa Laçi me 38 pikë mbetet në vendin e 7-të, vetëm 1 pikë larg Teutës që ndodhet në të 8-tin në zonën “Play Out”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img