Tuesday, May 7, 2024

Ekskluzive-(Intervista) Parashikimi i gazetarit Ervin Baku: Dy trofetë e këtij sezoni i marrin Vllaznia dhe Teuta

Lexo

Të mërkurën, ora 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi” gjysëmfinalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi. Një duel që sipas gazetarit sportiv, Ervin Baku do të mbyllet me fitoren e Vllaznisë duke shkuar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Madje sipas tij, Vllaznia fiton njërin prej dy trofeve të sezonit, ndërsa tjetri fitohet nga Teuta. Opinioni dhe parashikimet e këtij fundsezoni, gazetari sportive, Ervin Baku i dha në një intervistë ekskluzive dhënë për Veriu Sport.

Kolegu Baku, ora 16.00 e së mërkurës përballë Vllazninë dhe Laçin në “Loro Boriçi” për gjysëmfinalen e Kupës së Shqipërisë. Padyshim një sfidë shumë interesante që ia vlen të shihet.

Unë do të vij ta shikoj ndeshjen në Shkodër në tribunën e shtypit të “Loro Boriçit”. Kam parë edhe ndeshjen e kampionatit të shtunën, Laçi-Vllaznia, dhe me çfarë kam parë nga ajo ndeshje, Vllaznia do të kalojë në finale. Unë mendoj se finalja e Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet mes Vllaznisë dhe Teutës.

Pa u larguar nga sfida gjysëmfinale e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Laçi, kualifikimin e kluqebluve  mendoni në kohën e rregullt 90-të minutash, në kohën shtesë apo penallti?

Unë mendoj se brenda 90-të minutëshit do të zgjidhet gjithçka dhe e shikoj me këtë mendimin tim modest, Vllazninë në finale.

Dhe, për të shkuar më tej, nëse do të kemi atë që ju parashikoni, çiftin finalist, Vllaznia-Teuta, kë shikoni fitues të trofeut?

Unë mendoj që këtë vit, si Vllaznia dhe Teuta do të arrijnë të fitojnë një trofe. Por, se kush do ta fitojë Kampionatin dhe kush Kupën, nuk jam në gjendje ta përcaktoj tani. Por, mendoj se Teuta dhe Vllaznia, këto janë dy skuadrat më të forta të momentit. Meqë jemi në Shkodër, dua t’ju them këtë që askush nuk e priste këtë Vllazni të shkëlqyer dhe me mentalitet, e cila për 7 vjet ishte aty në zonën e turpit mund të themi. Tashmë ka fituar mentalitetin e Europës, do të shkojë në Europë, kështu që , çfarëdo që të ndodhë, Vllaznia e ka fituar kampionatin e saj. Dhe, unë po them kaq, që Vllaznia do të dalë me një trofe dhe Teuta do të dalë me një trofe, do të marrin Kampionatin apo Kupën, këtë ta presim deri në fund të sezonit.

Në fundjavë rikthehet Kampionati, Vllaznia e dyta luan në Fier dhe Teuta kryesuese në Korçë, një javë që mund të sjellë ndryshime në renditje.

Do të jetë një rivalitet i fortë, sot përshembull të thuash se kush do ta marrë kampionatin në këtë stad nuk dihet. Janë katër skuadra, prej shumë vitesh nuk e mbaj mend që në fillim të fazës së katërt kemi katër skuadra që janë pretendente për titullin kampion. Unë mendoj që Vllaznia do të bëjë detyrën në Fier ashtu siç e bëri Teuta javën e kaluar dhe do të jetë ky rivalitet shumë i bukur deri në fund.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img