Wednesday, May 8, 2024

Ekskluzive-Ndeshja Vllaznia – Universitatea Craiova nuk do të transmetohet nga asnjë kanal televiziv. Tifozët kuqeblu nuk kanë zgjidhje tjetër veçse “të pushtojnë” “Loro Boriçin”

Lexo

Plot një javë na ndajnë nga emocionet e sfidës së parë të turit të dytë në Conferencë League, Vllaznia – Universitatea Craiova, takim i cili do të luhet  mbrëmjen e së enjtes së 21 korrikut duke filluar nga ora 21:00.

Një ndeshje kjo që po pritet me shumë interes nga mbarë opinioni sportiv dhe sidomos tifozëria shkodrane, brenda dhe jashtë vendit.

Për ato që jetojnë jashtë Shqipërisë, ka një lajm jo fort të mirë. Veriu Sport, mëson në mënyrë ekskluzive se ndeshja  Vllaznia – Universitatea Craiova nuk do të transmetohet nga asnjë kanal televiziv.

Të paktën, deri më tani, të gjitha tratativat e kompanive të ndryshme televizive nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me KF Vllaznia. Në të tilla kushte, për tifozët kuqeblu nuk kanë zgjidhje tjetër veçse “të pushtojn” “Loro Boriçin” për të ndjekur live ballafaqimin, Vllaznia – Universitatea Craiova.

Nga sa është bërë e ditur edhe më herët, presidenca e KF Vllaznia ka miratuar çmime favorizuese për të ndjekur këtë ndeshje, ku në varësi të tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”, çmimet variojnë nga 200 lekë të reja në tribunat anësore deri në 3 mijë të reja për tribunën VIP.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img