ELBASANI 1-1 SKËNDERBEU (45’+3′ Ze Gomesh/ 29′ Rashica)
Elbasani me Skënderbeun kanë ndarë pikët në sfidën e sotme në Elbasan në një takim mbyllur 1-1, plot raste për gola nga të dy palët dhe ku portierët u kthyen në protagonist kryesorë.
Dueli u zhbllokua në të 29-ën nga Rashica me një supergol nga jashtë zonës. Para fundit të pjesës së parë korçarët ngelën me 10 lojtarë për shkak se kapiteni Prençi u larguar me karton të kuq.
Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Ze Gomesh shënoi golin e barazimit. Kështu skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.
Në pjesën e dytë padyshim heroi i Skënderbeut ishte portiere Alia i cili bëri shumë pritje vendimtare duke mos lejuar asnjë gol. Kështu bardhekuqtë marrin një pikë shumë të rëndësishme ndaj verdhebluve.