Saturday, October 12, 2024

Elbasani, stacioni i radhës i i kursit të trajnerëve për licencën UEFA C. Përmbyllet me sukses edicioni i parë

Lexo

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar për herë të parë nga FSHF në zonën e Elbasanit mbylli me sukses sot edicionin e tij të parë me diplomimin e pjesëmarrësve që ishin pjesë e këtij kursi. Një kurs ku interesi ka qenë mjaft i lartë, pasi nuk përfshiu vetëm të rinj e të reja nga qyteti i Elbasanit, por edhe nga qytetet përreth si Gramshi, Librazhdi, Peqini e Cërriku.

Në këtë kurs morën pjesë të rinj e të reja që janë pjesë të akademive të ndryshme në zonën e Elbasanit dhe pajisja me këtë licencë ishte domosdoshmëri për ta. Ditën e sotme u organizua edhe ceremonia e diplomimit të trajnerëve të rinj të kësaj zone, ku të pranishëm ishin përfaqësues të SHRF Elbasan dhe përfaqësues të Sektorit të Edukimit në FSHF, të cilët kanë organizuar programin dhe janë kujdesur edhe për mbarëvajtjen e këtij kursi për formimin sa më cilësor të trajnerëve të rinj.

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C nisi më 4 tetor dhe zgjati gati 2 muaj, i ndarë në disa periudha. Të gjitha leksionet janë zhvilluar në qytetin e Elbasanit nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan. Sipas direktivave të UEFA-s, “licenca” duhet të shkojë te trajneri, për të pasur një shpërndarje të këtij kursi në të gjithë vendin dhe për të përmirësuar dhe për të rritur cilësinë e trajnerëve.

Të gjithë të diplomuarit që tashmë janë pajisur me licencën ‘UEFA C’ mund të ushtrojnë profesionin e trajnerit në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

Elbasani i bashkohet kështu 4 zonave të tjera në Shqipëri ku ky kurs është zhvilluar, në Tiranë, Korçë, Shkodër e Fier.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img