Friday, May 3, 2024

Volejboll meshkuj-Eleminatoret e Europianit U-22. Shqipëria e nis me humbje, e mund Austria 3-0

Lexo

Shqipëria në volejboll për meshkuj për moshën deri në 22 vjeç i ka nisur me humbje kualifikueset e Kampionatit Europian, të cilat janë duke u zhvilluar në sallën olimpike “Feti Borova”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Arben Sako, si dhe ndihmësit e tij Agim Reka dhe Erin Sejati, janë mundur nga Austria, 0-3. Seti i parë është tërësisht i dominuar nga austriakët, të cilët, edhe duke patur një lojtar si Zervinski, kanë udhëhequr nga fillimi deri në fund. 7-13, 11-14, 12-19, 18-23 dhe në fund 18-25. Po e njëjta situatë edhe në setin e dytë.

Madje e keqja është se kuqezinjtë ishin në avantazh të katër pikëve dhe pas barazimit 8-8 ata janë dorëzuar thuajse fare. 8-11, 10-18 dhe në fund 16-25. Seti i tretë është më i ekuilibruar, por gjithnjë nën udhëheqjen e rezultatit nga austriakët. 5-8, 16-16, 22-22 dhe në fund 23-25 për Austrinë.

Në grupin F është dhe Mali i Zi, që të shtunën në ora 18:00 do të jetë përballë Austrisë, kurse grupin e mbyll ndeshja Shqipëri – Mali i Zi. Ndeshjet e kuqezinjve të Arben Sakos po vijnë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, sikurse do të vijnë dhe takimet e kombëtares së të rriturve në Ligën e Argjendtë, që drejtohet nga Jani Melka, atje ku përfaqësuesja jonë është përballë Rumanisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img