Tuesday, April 23, 2024

Eliminatoret EURO 2021, futbollistet kuqezi premtojnë fitore ndaj kombëtares së Qipros

Lexo

Kombëtarja e femrave në futboll do të përballet nesër në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me kombëtaren e Qipros, takim i vlefshëm për Eliminatoret EURO 2021. 24 orë përpara kësaj ndeshje të rëndësishme, përfaqësuesja kuqezi mori një lajm aspak të mirë, pasi nga testet e kryera para ndeshjes së eliminatoreve të Europianit ndaj Qipros, trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima, futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik i kombëtares, Alban Shala kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në këto kushte, situata morale-psikologjike e skuadrës natyrshëm që nuk është ajo e ditëve të mëparshme kur grupi i grumbulluar në Gardenland Resort të Barbullushit-Shkodër po stervitej normalisht për ndeshjen e radhës me Qipron. Megjithatë, pas largimit të trajnerit Grima, futbollistes Hamidi dhe përgatitësit atletik Shala për t’u karantinuar pranë banesave të tyre private, situatën e kanë marrë në dorë pjesëtarët e tjerë të stafit, kolegët më të afët të trajnerit Grima, Xhuli Berisha dhe Elis Legata, të cilët së bashku edhe me menaxherin e FSHF-së Klazër Shkëmbi dhe mjekun sportiv Zyhdi Çoba po marrin masat e duhura për një përfaqësim dinjitoz në përballjen  e nesërme ndaj kombëtares qipriote. Veriu Sport ishte sot pranë skuadrës kuqezi në Gardenland Resort-Barbullush, dhe në kontaktet me drejtues si dhe me vetë futbollistet mësoi se, edhe pse  skuadra po kalon momente jo të mira në aspektin moralo-psikologjik,  nesër do të futet në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen, të cilën do t’ia detikojnë profesor Grimës, si dhe pjesëtarëve të tjerë kuqezi që kanë dalë pozitiv. Në deklaratat e tyre, ato shprehen optimiste se në testin tjetër që pritet të bëhet pas dy ditësh, rezultatet e analizave do të jenë OK, në mënyrë që për ndeshjen e radhës që zhvillohet me datë 1 dhjetor në transfertë, ato të ribashkohen me skuadrën  në udhëtimin drejt Portugalisë.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img