Futboll-Shënkolli U-17 kryeson grupin A me 13 pikë në Superioren e moshave

Lexo

(Video) Turneun Mbarëkombëtar, “Nikolin Karroca” e fiton Drita e Gjilanit. Sportistët më të mirë shpallen” Alban Haziri i Dritës dhe Jorni Egerci i Vllaznisë

 Klubi i Handballit Drita, Gjilan është shpallur fitues i Turneut të 3-të mbarëkombëtar të handballit, aktivitet i organizuar në...

Da Silva: “Jam shumë i lumtur për këtë titull, në Shqipëri kam fituar edhe një Kupë me Vllazninë. Kam vend për tatuazh edhe për...

Sulmuesi i Partizanit, Viktor Da Silva u shpreh i lumtur pas fitimit të titullit kampion:“Jam shumë i lumtur për...

Deliallisi: “Për ne nuk ka festë akoma, të ulim kokën e vazhdojmë punën për ndeshjen e radhës”

Pas humbjes së sotme ndaj Tiranës 1-2, Erzeni e mbylli kampionatin në vendin e 8-të të rendijtes dhe tashmë...

Shënkolli U-17, kampione në fuqi vazhdon të jetë skuadra më e mirë e kampionatit kombëtar të kësaj grupmoshe. Skuadra e drejtuar nga trajneri Klajdi Reçi është kryesuese e Superiores U-17 pas javës së pestë të kampionatit. Futbollistët e kësaj skuadre arritën të fitojnë këtë mesjavë një sfidë shumë të rëndësishme duke mundur direkt rivalin kryesor, Shkëndinë e Tiranës, me të cilin pas javës së katërt kryesonin me pikë të barabarta. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur Jaku, i cili në minutën e 47-të shënoi mjeshtërisht për skuadrën e tij duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme Shënkollit, të cilat i japin kryesimin e grupit me 13 pikë, tre më shumë se sa rivalja Shkëndija e Tiranës.

Vllaznia U-17 që bën pjesë në grupin A këtë javë luajti në transfertë përballë Akademisë Brians. Ndeshje kjo, e cila ka përfunduar me fitoren e lezhjanëve me rezultatin 2 me 1. Vendasit kanë kaluar në avantazh që në minutën e 6 me anë të Myrtos dhe më pas, në të 22-tën minutë dyfishojnë avatazhin me anë të Bibes. Ndërkohë, për Vllazninë, golin e vetëm e shënoi Willy Cungu në minutën e 60-të duke e shkurtuar diferencën në 2-1. Pjesë e këtij grupi për 17 vjeçarët është edhe KF Shkodra, i cili ka arritur të barazojë me rezultatin 2-2 përballë Internacional Tirana. Në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, për vendasit kanë shënuar Hasa dhe Hazisi në minutat 29 dhe 60, ndërkohë që për klubin Shkodra ka qënë i njëjti auror, Xhelaj me dy gola të tij personal, respektivisht në të 61-ten dhe 77-tën duke fiksuar barazimin e merituar me shifrat 2 me 2.

 

Takimet e tjera të grupit A U-17 dhanë këto rezultzate”

Tirana-Partizani 4:0 (Shënues 28’, 36’, 71’ Karaj, 42’ Ageja)

Shkëndija e Durrësit-Laçi1:0 (Shënues 51’ Dashi)

Gaspër MARKU

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -