Wednesday, May 8, 2024

Elvin Beqiri, merr drejtimin e Tërbunit të Pukës. Ish kapiteni kuqeblu zëvendëson trajnerin Edmond Dalipi që u largua pas mbylljes së sezonit

Lexo

Në futbollin pukjan ka zhvillime të reja. Veriu Sport, mëson ekskluzivisht se trajneri i ri i Tërbunit të Pukës do të jetë, Elvin Beqiri. Ish kapiteni kuqeblu, titullar i kombëtares kuqezi, më pas trajner i Vllaznisë U-19 dhe trajner i kombëtares së moshave, mësohet se ka pranuar ofertën e drejtuesve të klubit pukjan për të drejtuar ekipin e Tërbunit në sezonin e ri futbollistik.

Në këtë mënyrë, shkodrani Elvin Beqiri do të zëvendësojë në pankinën pukjane ish trajnerin Edmond Dalipi, i cili është larguar pas mbylljes së sezonit të kaluar futbollistik.

Largimin e ish trajnerit Dalipi, e ka bërë publik vetë klubi pukjan përmes një deklarate zyrtare për shtyp.

“Klub Futboll TËRBUNI PUKË dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët Pukjanë dhe opinioni sportiv të vëndit se kemi mbyllur bashkpunimin me trajnerin #EdmondDalipi pas një sezoni e gjysëm, ku dhe falë punës së tij të palodhshme dhe efikaste arritem të ngjitemi në kategorinë e parë përsëri aty ku e meritojmë të jemi! Padyshim ka qënë meritë dhe e profesor Dalipit kjo arritje dhe në emer të gjithë tifozëve Pukjanë dhe Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë e falenderojmë dhe i urojmë shumë suksese të mëtejshme në karrieren e tij, fat dhe mbarësi gjithmonë kudo! Sa i përket trajnerit të ri stafi teknik po vlerson me kujdes çdo mundësi që zgjedhja të jetë e duhura dhe në fillimin e javës tjetër do të vijë dhe prezantimi! Për momentin ekipin do ta drejtoje drejtori sportiv #ViktorGjoni i cili ka qënë dhe më përpara trajner i ekipit tonë për shumë sezone! “, thuhet në deklaratën në fjalë të shpërndarë nga klubi pukjan, ndërkohë që shumë shprejt pritet të bëhet zyrtarisht publik edhe emërimi i trajnerit të ri, shkodranit, Elvin Beqiri.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img