Saturday, April 27, 2024

Erzeni fiton miqësoren me Tërbunin 1-0, Tafili debuton me pukjanët

Lexo

Në harkun kohor të tre ditëve, pukjanët zhvillojnë miqësoren e dytë. Pas asaj të luajtur të dielen e kaluar në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë vendase, Tërbuni i drejtuar nga trajneri shkodran Elvin Beqiri ishte mysafir në Shijak duke luajtur me Erzenin vendas, skuadra e vendit të dytë në renditjen e Kategorisë së Dytë pas Bylisit kryesues.

Ndeshja e luajtur pasditen e së mërkurës në stadiumin “Tofik Jashari” u mbyllë me fitoren e vendasve me rezultatin 1 me 0. Përgjithësisht ishte një ndeshje e barabartë, ku vetem në minutat e fundit të ndeshjes, vendasit kanë shënuar golin e fitores.

Por, përtej rezultatit, duhet pranuar se Tërbuni paraqiti në fushën e lojës një nivel të kënaqshëm. Për këtë flasin edhe rastet e shumta për gol të paraqitura në portën shijakase, por pa arritur të konkludoheshin me gol. Një defekt ky që për formacionin e Beqirit ka qënë problem edhe gjatë fazës së parë dhe që për periudhën në vazhdim duhet përmirësuar patjetër.

Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje debutoi me uniformën e Tërbunit edhe blerja më e re Alsid Tafili. Futbollisti shkodran që luan në rolin e mesfushorit ka një karriere shumë të pasur sportive, ku krahas Vllaznisë ka luajtur edhe me disa skuadra të tjera, brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi, ai ishte pjesë e Besës së Kavajës, ku pas shkëputjes me mirëkuptim të kontratës me presidentin Bizhdili arriti marrëveshjen me drejtorin teknik Viktor Gjoni dhe trajnerin Elvin Beqiri për të vijuar pjesën e dytë të sezonit me Tërbunin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img