Friday, April 19, 2024

Super emocione për Superkupën e Italisë. Inter sfidon Juventusin në limitin e shtesës 120-të minutëshe

Lexo

Zikaltërit mposhtën Juventusin 2-1, me golin e fitores të shënuar në sekondat e fundit të 120 minutave

Futbolli italian ka dhënë të mërkurën një tjetër trofe, atë të të Superkupës, ku përballë njëra-tjetrës kanë zbritur në fushën e blertë të Stadiumit “San Siro” të Milanos, Interi dhe Juventusi. Dhe ka qenë skuadra torineze që kaloi e para në epërsi, pas 25 minutash lojë, kur Uestin MekKeni kthen në rrjetë me kokë një pasim të Moratës.

Por 10 minuta më pas, skuadra e Interit do të barazojë shifrat, kur Lautaro Martinez do të tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Pjesa e parë kështu do të mbyllet, në barazim 1-1, ashtu sikundër do të mbyllet edhe e dyta dhe gjithçka do të vendoset pas dy pjesëve shtesë nga 15 minuta secila. Dhe, pikërisht në sekondat e fundit të 120 minutave, Aleksis Sançez gjen golin që i dhuron Interit trofeun e Superkupës së Italisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img