Friday, May 3, 2024

Euro 2020-dita e 13-të/Spanja shpartallon Sllovakinë 5-0 dhe gjenë Kroacinë në 1/8

Lexo

Spanjollët nuk falin teksa shënojnë njëri pas tjetrit pesë gola në portën sllovake duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 5 me 0. Ishte ndeshja ku rëndësi kishte vetëm fitorja dhe Spanja e bëri një gjë të tillë, madje duke u argëtuar. 3 herë kampionët e Europës heqin petkun e turpit dhe veshin mantelin e skuadrës pretendente në ndeshjen e fundit të grupit edhe pse Sllovakia nuk është skuadra e duhur për të treguar që “Demat” janë rikthyer të frikshëm por kjo pak rëndësi ka, Luis Enrique merr një përgjigje shumë të rëndësishme nga skuadra e tij por edhe biletën e 1/8-ave si e dyta e grupit E ku gjen Kroacinë.

Në “La Cartuja” vendosën të bënin Spanjën iberikët që u imponuan 5-0 duke mos e vendosu asnjëherë në dyshim dominimin në lojë dhe rezultat. Prova goli që në minutën e 12 por Alvaro Morata duket se po bën gjithcka për për të mos e çuar topin në rrjetë. Pak minuta frymëmarrje për Sllovakinë por jo shumë pasi Martin Dubravka e shtyu vetë topin në portë duke sigluar autogolin e katërt të këtij europiani ndërsa Aymeric Laporte konfirmoi dominimin e “La Furia Roja” që në këtë ndeshje prezantoi sërish Morenon dhe Moratan në sulm por risinë Sarabria në krahun e djathtë.

Lojtari i PSG frymëzues në çdo sulm dhe kjo është ndeshja ku mori çertifikimin zyrtar se ndoshta Luis Enrique duhet t’i delegojë përgjegjësi në të ardhmen pasi sinjale interesante dha edhe në sfidën hapëse kundër Suedisë. E pakapshme Spanja me 4 ndryshime krahasuar me ndeshjen e fundit por projekti i Luis Enriques duket se ka nisur të funksionojë pasi fitore të tilla i japin moral dhe shtojnë besimin te këmbët e lojtarëve dhe këtë e tregon qartësisht goli i shënuar nga Ferran Torres vetëm pak sekonda pasi zuri vendin e Alvaro Moratës.

Gol talenti në linjën Pedri, Sarabria-Torres ndërsa festa në Andaluzi u bë edhe më dehëse me autogolin e dytëv të Sllovakisë që e bën Spanjën skuadrën që regjistron fitoren më të thellë të europianit.  5-0, por të pamjaftueshme për t’u ngjitur në krye të grupit pasi është Suedia që dikton ritmin si e para.  Sllovakia nokdaun, një Europian i mbyllur me 2 humbje dhe vetëm 1 fitore. Duel yjor është ai që projektohet në 28 Qershor në Kopenhagen mes Spanjës dhe Kroacisë pasi shorti i paracaktuar vendos përballë të dytat e grupeve E dhe D.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img