Wednesday, July 24, 2024

2 javë nga ndeshja europiane, Široki Brijeg-Vllaznia. A janë gati kuqeblutë për këtë sfidë? Opinion nga Ermir Vajushi-Gjermani

Lexo

Na ndajnë edhe rreth 2 javë nga ndeshja e parë e Conference League ndaj skuadrës së Široki Brijeg. Ndeshje e cila luhet në Bosnia-Hercegovina në orën 21:00.

Por pyetja është a jemi ne gati për tu përball denjësisht në këtë Kompeticion?

Për mendimin tim JO.

Madje jemi shumë larg!

Të paktën për pritshmëritë që të gjithë ne krijuam pas sezonit që lamë pas.

Të gjithë prisnim që Klubi të mbante bazën dhe të kishte afrime cilësore, por deri në këto momente që flasim nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

  • Disa lojtar janë larguar si Isaevski, Shehi, Marku, Imeri, Cisse dhe Avdijaj. Në dyshim është ende Elom Nyaëedji i cili është ende nën kontratë me klubin por gjendet aktualisht në vendlindjen e tij me probleme pasaporte.

Sikurse edhe Imami që është pothuajse i larguar pas ndeshjeve europiane.

  • Por ka edhe lojtar të tjerë të cilët duhet të largohen plr mendimin tim personal. Lojtar si Dilaver apo Kalesić. I pari ka ba 11 gola në kampionat por të tan e kena pa se përveç golit me partizanin golat tjerë kan ken o me fat o me penallti. Humbjet e rasteve pafund gjatë kampionatit ku ndër to edhe 4-5 me port bosh. Po flasim për sulmues qendre këtë mos ta harrojmë. I dyti një lojtar që përveçse mlri rrogën dhe dietat nuk i dha asgja Vllaznisë.
  • Nga lojtarët e larguar ndoshta duhet të bëhej diçka më shumë për 3 lojtar, megjithatë drejtuesit nuk bën më shumë, ashtu e panë ato të arsyeshme (ndoshta ata kanë të drejtë, koha do e tregojë).
  • Siç thamë priteshin lojtar të kalibrit, këtu edhe për të kompensuar gabimet e Janarit me lojtarët Skarco që u afruan të cilët i përmendëm edhe më lart.

Lojtarët që të gjithë presim nuk kan ardh akoma dhe me 99,9% nuk do të vijn.

Kjo edhe për vet strategjinë e Klubit ku nuk preferon të ketë lojtar të nivelit të lartë, por të ketë një grup lojtarësh të një niveli.

Grupi vërtetë është shumë i rëndësishëm, por aftësia e stafit tregohet edhe se kan kapacitet me menaxhu edhe lojtar të kalibrit.

Këto lojtarët e kalibrit janë ato që të zgjidhin ndeshjet, ta kemi parasysh këtë fakt.

  • Lojtarët e afruar deri në këto momente janë Shima, lojtar i ri me shumë prespektivë, por shpresoj mos të ketë fatin e Çobës, Dedës, U.Hoxhës që përfunduan gjithë sezonin duke u aktivizuar me U21.

Bulatovič, mbrojtës i majtë që në ndeshjen e parë mua personalisht më pëlqeu dhe uroj që të jetë gjatë gjithë sezonit konstant dhe me performanca pozitive.

Djudjevič, sulmues por që ende nuk e kemi parë…

  • Pjesa tjetër janë lojtarët e akademisë ku 4 prej tyre kanë refuzur të jenë pjesë e Vllaznisë.

Personalisht më duket tejet e çuditshme dhe për më tepër paaftësi totale e stafit drejtues që të bind këta lojtar apo qoftë edhe të tjerë.

Nuk arrij ta imagjinoj se si munden 4 lojtar të akademisë të mos pranojnë që të afrohen në ekipin e parë, por të zgjedhin skuadra të tjera.

Në një kohë që lojtarët e akademisë rriten me ëndrrën që të lujan një ditë në atë stadium me fanellën e Vllaznisë veshur.

Të ishte 1 individ do thoja hajde de, por 4 janë vërtetë shumë!

E habitshme, shumë biles!

  • A kan faj lojtarët e rinj!?

Unë mendoj që jo.

Klubi, pavarsisht se trumbeton me të madhe që të rinjtë janë aset i klubit dhe se e kan në objeksionin e tyre që ti afirmojnë ato, reakiteti flet ndryshe. Lojtarët e akademisë janë injoruar totalisht sezonin e kaluar, e për këtë jemi fajtor edhe ne.

  • Unë i pari e ndjej veten fajtor se përse nuk e ngrita zërin për ata djem, por heshta duke pranuar rezultatet që ishin të mira me përjashtim të periudhës së errët dhe shumë të pakëndshme!

Stafi teknik duhet ti kishte aktivizu lojtarët gjatë sezonit me disa minuta nji e nga nji, por jo, nuk e bëri.

Stafi drejtues duhet të kishte influencuar tek trajneri që lojtarët e rinj të aktivizohen (jo të futen në formacion, që mos të keqkuptohemi), por nuk e bëri. Klubi ka strategji dhe trajneri është i detyruar të ndjek strategjinë e klubit, pastaj e di ai se kur i aktivizon.

  • Në këtë sezon duhen ndryshime dhe ne të gjithë i presim këto ndryshime …

Ermir Vajushi-Gjermani-25 Qershor 2021

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img