Wednesday, May 15, 2024

Vllaznia-Latifi, nga firma në stervitje me kuqeblutë

Lexo

Blerja më e re e Vllaznisë, shqiptari i Kosovës, Liridon Latifi ka zhvilluar seancën e parë stervitore si kuqeblu. Ka ndodhur kjo mbrëmjen e sotme, kur Latifi, menjëherë, pasi nënshkruar nuk ka dashur të humbë kohë për t’u bashkuar me skuadrën. Fatmirësisht, seancën e sotme kuqeblutë e kanë pasur në stadiumin “Loro Boriçi”, aty ku edhe është zhvilluar edhe akti zyrtar i nënshkrimit të kontratës me sponsorin Alban Xhaferi, duke i dhënë mundësi Latifit të shkelë që në ditën e parë stervitore në tapetin e stadiumit, me të cilin do të ndajë emocionet e tij në sezonin e ri futbollistik.

Fillimisht, një takim i ngrohtë me skuadrën dhe stafin teknik kuqeblu, të cilët i kanë uruar mirëseardhjen. Takim, që padyshim është shoqëruar me entuziasmin e duhur duke e rritur në maksimum adrelinën brenda kampit kuqeblu, pikërisht në momentin e duhur, një javë përpara ballafaqimit europian ndaj skuadrës boshnjake FK Siroki Brijeg për turin e parë të “Conference League”.

Ndonëse është herët për të dhënë konkluzionet e duhura, përshtypja e parë nga drejtuesit kuqeblu ka qënë pozitive për Latifin. Bëhet fjalë për anën fizike, sepse në aspektin teknik, dihet nga të gjithë se ai ka notën “10-të”, gjë që të lën të shpresosh se me këtë goditje, Vllaznia ka për të shkuar larg, jo vetem në kompeticionin europian, por edhe në sezonin e ri futbollistik shqiptar, 2021-2022.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img