Thursday, May 30, 2024

Euro 2020-UEFA, përcakton çmimet përkatëse

Lexo

Donaruma, Ronaldo dhe Pedri shpallen lojtarët më të mirë në kategoritë përkatëse

Euro 2020 u mbyll tashmë me Italinë fituese dhe radhën e kanë çmimet e më të mirëve të turneut. Lojtari më i mirë u shpall Gianluigi Donnarumma, ndërsa Cristiano Ronaldo doli golashënuesi më i mirë.

Portieri italian ka bërë një paraqitje spektakolare gjatë ketij kompeticioni,  i cili ka qenë përcaktues ne ecurine e axurrëve në Kampionatin Europian, duke çuar trofeun më në fund pas dekadash në Itali.

Pritjet e tij përcaktuese përgjatë gjithë “Euro 2020”, por sidomos në seritë e 11-metërshave në gjysmëfinalen ndaj Spanjës dhe në finalen ndaj Anglisë, bënë që të vlerësohej si më i miri i turneut.

Një garë e fortë mes Kristiano Ronaldos dhe Patrik Shik për trofeun e golashënuesit më të mirë. Të dy shënuan nga 5 gola, madje Ronaldo numëroi më pak minuta sesa lojtari i Republikës Çeke, por falë një asistimi të dhënë në sfidën kundër Gjermanisë, Ronaldo ja doli ti rrëmbente këtë çmim yllit Patrik Shik.

Ndërkohë, Pedri Gonzales, ylli i Spanjës në këtë Europian, meritoi çmimin e lojtarit të ri më të mirë të turneut. 18-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm për Spanjën dhe humbi vetëm një minutë në 6 ndeshjet e Spanjës në këtë turne.

Ai kishte luajtur vetëm katër ndeshje për Spanjën para Euro 2020, teksa gjatë gjithë sezonit ishte titullar absolut nën drejtimin e Ronald Koeman te Barcelona. Një yll i ri ka lindur në Spanjë, pasi Iniesta e Xavi mbyllën epokën e tyre të lavdishme

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img