Uefa ka përzgjedhur formacionin më të mirë të Euro 2020 për fazën e grupeve, mes të cilëve spikat edhe emri i shqiptarit të Kosovës, Xherdan Shaqiri, i cili luan për kombëtaren zviceriane.
Emrat e përfshirë në këtë 11-mbëdhjetësh janë të gjithë të njohur dhe potent në ekipet ku ato luajnë, por për hirë të së vertetes, ka pasur edhe reagime nga qarqe të ndryshme sportive dhe mediatike, sidomos me mungesën e futbollistëve të kombëtares italiane, e cila edhe pse ishte e para që u kualifikuar në grupe me pikë të plota, vetëm Gianluigi Donnarumma gjendet në këtë listë. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm nga Serie A i fundit i përzgjedhur së bashku me Schick i Republikës Çeke dhe Shaqiri i Zvicrës që i bashkohen kësaj liste.
Lojtarët me rezultat të lartë midis mbrojtësve përfshijnë Dumfries për Hollandën, Laporte për Spanjën dhe Meunier për Belgjikën. Mesfusha ideale sheh të rreshtuar Yarmolenko (Ukrainë), Ëijnaldum (Holland), Shaquiri (Zvicër) dhe Forsberg (Suedi). Në sulm, Schick (Republika Çeke), ylli i Portugalisë, Ronaldo dhe Depay (Holandë).
Portier
Gianluigi Donnarumma (Itali) – 18 pikë
Mbrojtësit
Denzel Dumfries (Holandë) – 22 pikë
Aymeric Laporte (Spanjë) – 20 pikë
Thomas Meunier (Belgjikë) – 18 pikë
Mesfushorët
Andriy Yarmolenko (Ukrainë) – 20 pikë
Georginio Wijnaldum (Hollandë) – 23 pikë
Xherdan Shaqiri (Zvicër) – 21 pikë
Emil Forsberg (Suedi) – 23 pikë
Sulmuesit
Patrik Schick (Republika Çeke) – 21 pikë
Cristiano Ronaldo (Portugali) – 29 pikë
Memphis Depay (Holandë) – 20 pikë