Monday, November 11, 2024

Euro 2022 Futsall / Shqipëria luan mirë, por i mungon fati ndaj Kroacisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare e Futsallës ka luajtur të mërkurën mbrëma ndeshjen e pestë të eliminatoreve të Kampionatit Europian të Futsallës ndaj Kroacisë. Ndeshja e luajtur në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës përfundoi me fitore 0-3 të Kroacisë.

Pavarësisht rezultatit Kombëtarja shqiptare ka bërë një paraqitje të mirë ndaj skuadrës më të fortë të grupit, duke qenë vazhdimisht në lojë për pikë. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Erind Resuli e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe arritën të krijonin disa raste të pastra për shënim, por ishin të pafat para portës së kroatëve. Edhe pse tanët ishin superiorë në pjesën e parë, Kroacia arriti të kalojë në avantazh në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Marinović.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërkohë që në pjesën e dytë kuqezinjtë patën sërish disa raste, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në minutën e 28-të miqtë gjetën edhe golin e dytë me anë të Periç ndërsa në minutën e 29-të shënuan me anë të Sekulić, golin që vulosi shifrat përfundimtare në 0-3.

Edhe pse me shumë mungesa përfaqësuesja shqiptare bëri një ndeshje të mirë dhe i mungoi vetëm goli. Aktualisht, Shqipëria renditet në vendin e fundit të grupit 1 me 3 pikë, po aq sa Danimarka, ndërsa Ukraina e vendit të dytë ka 6 pikë pas 4 ndeshjesh të luajtura.

Grupin e kryeson Kroacia që ka grumbulluar 15 pikë pas 5 ndeshjesh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img