Sunday, November 24, 2024

Euro 2024 | Donnarumma: E dhimbshme, por Italia e meritoi eliminimin!

Lexo

Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, pranoi se Italia e meritonte eliminimin nga Europiani. Në prononcimin pas ndeshjes, portieri deklaroi se është e vështirë për tu kapërdirë, mënyra sesi erdhi humbja.

Sipas tij, Zvicra kaloi në çerekfinale me meritë, ndërsa shtoi se italianëve i mungoi gjithçka në këtë takim.

“Eliminim i dhimbshëm. U kërkojmë falje të gjithëve. Sot ishim zhgënjyes dhe Zvicra e meritoi kualifikimin. Është eliminim i merituar për Italinë. Mënyra sesi erdhi, është i vështirë për tu kapërdirë. Në pjesën e parë ishim të tmerrshëm. Duhej të reagonim në pjesën e dytë, por menjëherë pësuam të dytin. Na mungoi gjithçka, nga cilësia te guximi.”, u shpreh Donnarumma.

Italia largohet nga Europiani pas humbjes 2-0 ndaj Zvicrës, ndërsa morën vetëm 1 fitore, atë ndaj Shqipërisë në grup me rezultatin 2-1. “Axurët” regjistruan gjithashtu edhe dy barazime në grup, ndaj Kroacisë dhe Spanjës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img