Friday, September 20, 2024

Euro “Gjermani 2024”-Barazimi me Kroacinë, Silvinjo: Do e mbaj mend gjithë jetën, arsyeja pse zgjodha Dakun para Brojës

Lexo

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për Tv Klan, pas ndeshjes, ku kuqezinjtë barazuan 2-2 ndaj Kroacisë.

Tekniku kuqezi, deklaroi se ishte një ndeshje e mirë nga ekipi, ashtu si ndaj Italisë, por diferencën e bëri rezultati.

Silvinjo theksoi se minutat e fundit në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, do të mbeten në memorien e tij për gjithë jetën.

“Me gjithë respektin për Kroacinë, që kanë bërë shumë mirë në 7-8 vitet e fundit. Dua t’i komplimentoj.

5 minutëshi i fundit, do të mbetet në memorien e të gjithë shqiptarëve. Mund të kishim mbyllur ndeshjen me golin e dytë, por e pësuam dy herë. Megjithatë ato minuta të fundit, do të mbeten mend gjatë.

Kjo do të jetë një ndeshje që do e mbaj mend gjithë jetën. Në dhomat e zhveshjes, kemi lojtarë që po fitojnë eksperiencë për të ardhmen.

Nëse do ishte shënuar ai gol i Manajt ndaj Italisë, do flisnim ndryshe. Ishin të dyja ndeshje të mira, por diferencën e bën rezultati.

Ne mund të përmirësohemi duke bërë ndeshje të tilla, në Europian dhe për Botërorin. Kemi lojtarë shumë të rinj. Mitaj, Bajrami dhe Muçi. Kemi lojtarë të rinj që po marrin eksperiencë.

Zgjodhëm Dakun para Brojës, sepse në 10 minutat e fundit, Kroacia ishte e tërhequr. Broja kërkon hapësira. Daku është lojtar që tërheq ekipin.”, deklaroi Silvinjo.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img