Tuesday, November 12, 2024

Euro 2024| Gjimshiti i mërzitur me dy golat e pësuar, por i kënaqur me ekipin: Ishim më agresivë!

Lexo

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti si gjithmonë me “këmbë në tokë” dhe tejet objektiv. Në një prononcim për Tv Klan, u shpreh i mërzitur për dy golat e pësuar nga Kroacia. Ndryshe nga përballja me Italinë, veçoi faktin se kuqezinjtë sot ishin më agresivë në fushë.

“Unë të them të drejtën sigurisht jam i lumtur për ekipin sepse reagimi i ka qenë i fortë, na janë dashur disa minuta për të kthyer pak kokën në fushë, e meritonim këtë barazim. Gjithsesi s’jam i lumtur me ato dy gola që pësuam, kombëtare të tilla nuk u duhen shumë metra për të pasur raste apo gola. Kam pasur disa gjuajtje besoj që e kemi mbrojtur mirë, shumë më agresivë se ndeshjen e parë. Ato dy gola nuk e di….Akoma më duhet t’i përpij dhe me mendu… Për mbrojtjen është shumë më e vështirë kur merr dy gola. Por  në fund, rezultati besoj ishte i saktë.”

Duke e ditur rëndësinë e një ekipi si Spanja, Gjimshiti tha se Kombëtarja do bëjë maksimumin

“Sot besoj ishim gati të jepnim 100% në fushë edhe përballë emrave të mëdhenj. Ajo është rruga e duhur besoj. E dijmë Spanjën, e njeh gjithë bota. Është favorit thuajse në çdo ndeshje, edhe për të fituar turneun. Këto 5 ditë përgatitje do mundohemi t’i analizojmë dhe pse jo t’i bezdisim.”

Në mbyllje komplimentoi Elseid Hysajn për performancën e sotme.

“Ka 10 vjet ose më shumë eksperiencë që luan me presion. Ja m shumë i lumtur sot për të sepse ka luajtur në mënyrë fantastike.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img