Saturday, October 12, 2024

Europa League-Barazim në “Olimpico”, Roma-Atletik Bilbao 1-1

Lexo

Është mbyllur në barazim 1-1, me golat e Dovbyk 32′ dhe Paredes 85′

Nuk ka fitues mes Romës dhe Atletik Bilbaos, përballje e vlefshme për javën e parë të Europa League dhe që u transmetua drejtpërdrejt për të gjithë teleshikuesit në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Në Olimpico, të dyja skuadrat ndanë një barazim me rezultatin 1-1. Një pjesë e parë e bllokuar e me pak mundësi shënimi. Gjithcka nisi në minutën e 12’ me Ëilliams i cili u mundua të realizonte në portën e Svilar por pa sukses.

Roma u mundua të luante me kundërsulme, dhe në një moment mund të kishte shënuar, nëse Dovbik do të kishte reaguar më shpejt në atë shans të minutën e së 21’, megjithatë në mundësinë e parë  reale, sulmuesi ukrianas do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 32’ pas asistimit të Angelinos.

Në pjesën e dytë, Bilbao krijoi një mundësi për të shënuar në minutën e 51’ me Unai Gomez por tentative ishte shumë e lehtë për të impenjuar portierin. 4 minuta më pas ishte radha e vendasve kur Soule shfrytëzoi një gabim të Parades, por e majta e tij u grushtua nga portieri bask.

Megjithatë kur ndeshja u mendua se po shkonte në favorin e Romës, Paredes në minutën e 85’ shënoi golin e barazimit. Mbrojtësi ia doli të fitonte duelin ndaj Mancinit dhe Cristantes.

Ndeshjen e radhës në Europa League, Roma do e luajë në transfertë ndaj Elfsborgut, ndërsa Athletic Bilbao do të presë në shtëpi ekipin holandez AZ Alkmar.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img