Sunday, May 19, 2024

Europa mban frymën, sonte hidhet shorti i gjigantëve

Lexo

Me mbylljen e ndeshjeve paraprake, tani po mendohet për grupet e radhës të Champions League 2023/2024. Si zakonisht, ka pritshmëri të madhe pë shortin e tëtë grupeve që do t’i shoqërojnë tifozët me futbollin elitar për disa javë. 32 skuadra në total, nga 4 për çdo grup. Eventi do të transmetohet në RTSH 1 dhe RTSH Sport, do të mbahet sot në Monte Karlo në orën 18:00.

Ky edicion do të ofrohet falas për publikun shqiptar në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, do të jetë i veçantë pasi është i fundit ku përdoret formati tradicional. Siç dihet UEFA ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore për sezonin e ardhshëm.

32 skuadrat më të mira të Europës do të ndahen në katër vazo. Në të parën bëjnë pjesë kampionët në fuqi, fituesja e UEFA Europa League dhe fitueset e 6 kampionateve më të mira të kontinetit. Sa i përket skuadrave, të cilat ndodhen në vazon e dytë, të tretë dhe të ka katërt gjithçka do të vendoset nga koeficenti që ka secili klub në Europë. Asnjë skuadër nuk mund të ndeshet në këtë fazë me ekipe të të njëjtit kampionat.

Vazo 1

Benfika, Barcelona, Bayern Mynih, Fejenord, Mançester City, Napoli, Psg, Sevija

Vazo 2

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, Inter, Lajpcig, Mançester United, Porto, Real Madrid

Vazo 3

Lacio, Milan, Salcburg, Shakhtar Donetsk, Sporting Braga, Cervena Zvezda, PSV Eindhoven, Kopenhagen

Vazo 4

Galatasaray, Lens, Njukasëll, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Gllasgou, Young Boys, Antuerp

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img