Monday, May 6, 2024

Uefa Europa Conferencë League: Partizani-Astana. Prononcimi i trajnerit të të kuqve, Zoran Zekiç

Lexo

Do të ketë shumë ndryshime në formacion

Zekiç: Po, do ketë disa ndryshime taktike, por kemi disa lojtarë të dëmtuar. Do ta shohim nesër.

A do te luaje Mehmeti dhe Mba?

Zekiç: Do ti shohim edhe sot, por me shumë mundësi jo.

Astana ka treguar se vuan në ndeshjet jasht

Zekiç: Nëse flasim për Dinamo Zagreb e Ludogorets, janë një nivel tjetër nga Partizani në këtë moment. Nuk dua të flas shumë sot, kjo është një ndeshje tjetër ku kemi 90 minuta apo më shumë ku të luajmë me karakter, ku të jemi më të fortë dhe të luajmë me më shumë besim. Shpresoj që ekipi im të kuptojë që kjo është një mundësi e madhe. Pas ndeshjes së parë vuajtëm shumë, por faleminderit Zotit ajo ndeshje përfundoi dhe nesër do të jemi shumë më mirë.

Pikat e dobëta të Astanës

Zekiç: Para çdo ndeshje jam i sigurt që e kam përgatitur ndeshjen shumë mirë. Disa herë nuk është ashtu, disa herë ndodhin gjëra gjatë ndeshjes. Në ndeshjen e parë ndodhi dëmtimi i Grezdës dhe u desh të ndryshoja shpejt të gjithë sistemin. Për nesër padyshim kemi bërë analizën dhe kemi folur shumë dhe i kam dhënë të gjitha informacionet ekipit. Nesër nuk janë të rëndësishëm emrat dhe sistemi, janë të gjitha, por mbi të gjitha është energjia dhe nëse beson, gjithçka është e mundur. Jam i sigurt që nesër do kemi mbështetjen e tifozëve. Nesër do të luajmë për Partizanin dhe futbollin shqiptar dhe duhet të jemi të qartë rreth kësaj dhe të jemi më të përqendruar.

Në dy ndeshje në Europ nuk keni pësuar gol. Shpresoni që do ti’a arrini edhe sot ndaj Astanës?

Zekiç: Do të mundohemi të mos pësojmë por edhe të shënojmë, pasi duhet të kemi më shumë mundësi për pasime të fundit e gjuajtje. Për ta bërë këtë duhet të luajmë me më shumë besim. Kur shënon në fillim i jep më shumë forcë skuadrës dhe sot duhet të luajmë si kolektiv, si ekip.

E keni si objektiv ta çoni ndeshjen në shtesë ?

Zekiç: Çdo gjë mund të ndodh. Ne jemi përgatitur për gjithçka. Duhet të jemi të përqendruar që në fillim të ndeshjes më pas do të shohim çdo ndodh.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img