Thursday, October 24, 2024

Europiani “Gjermani 2024”-Gjeorgjia shkruan historinë, mposht Portugalinë dhe kualifikohet në turin tjetër

Lexo

Në debutimin në finalet e një Kampionati Europian, Gjeorgjia shkruan historinë dhe kualifikohet në fazën me eliminim direkt. Gjeorgjianët mposhtin Portugalinë 2-0 në ndeshjen e fundit të Grupit F, ngjiten në kuotën e 4 pikëve dhe sigurojnë një biletë për në turin tjetër të Euro 2024.

Një ndeshje e bukur dhe me ritëm zhvillohet në Gelsenkirchen. Gjeorgjia kalon menjëherë në avantazh me Kvaratskhelian, që zhbllokon sfidën pas 90 sekondash. Portugezët mundohen të reagojnë, por Mamardashvili ruan të paprekur portën e tij.

Në pjesën e dytë gjeorgjianët fitojnë një penallti, që kthehet në gol nga Mikautadze, që realizon golin e tretë në tre ndeshje të luajtur në Euro 2024 dhe ngjitet në krye të renditjes së golashënuesve.

Mbyllet 2-0 takimi dhe të dyja skuadrat kualifikohen mes 16 më të mirave të Euro 2024.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img