Sunday, May 5, 2024

Europiani i Minifutbollit, kombëtarja kuqezi niset për në Sllovaki. Në formacionin kuqezi edhe dy shkodranët, Admir Mehja dhe Semir Gogaj

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në Minifutboll do të konkurojë në ndeshjet e Kampionatit Europian që zhvillohen prej datës 4 deri me 11 qershor në Sllovaki.  Kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajnerët Irtan Sejko dhe Olsi Xhaferi do të luajnë në Grupin B së bashku me Rumaninë, Spanjën dhe Azerbajxhanin. Në gjirin e skuadrës kuqezi të mninifutbollit janë edhe dy futbollistët e njohur shkodranë, Admir Mehja dhe Semir Gogaj.

Pasi konsumoi seancën e fundit stërvitore në Tiranë, kombëtarja e minifutbollit ka udhëtuar sot drejt Sllovakisë dhe me sa informohet do të zhvillojë mbrëmjen e sotme një tjetër seancë në fushën ku do të luajë mbrëmjen e së enjtes duke filluar nga ora 20:45 ndeshjen e parë në grup kundër Spanjës.

Për Shqipërinë e minifutbollit, sfida e dytë europiane do të jetë Ndeshja më 6 qershor në orën 18:15 kundër Rumanisë, 6 herë kampione e Europës.

Ndërkohë, më 7 qershor në orën 10:30 kuqezinjtë tanë do luajnë ndeshjen e fundit në grup përballë Azerbajxhanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img