Saturday, May 18, 2024

Lajm i mirë për Vllazninë. E nis Europën nga Turi i dytë. Vetëm në pjesëmarrje, kuqeblutë përfitojnë 100 mijë

Lexo

Suksesi i fitimit të Kupës së Shqipërisë ka hapur një “dritë jeshile” për kuqeblutë e Vllaznisë. Nga problematika që nëse nuk fitohej trofeu, digjej një sezon i tërë, tashmë për Vllazninë janë hapur mundësi të reja mjaft të mira për vazhdimësinë e saj.

“Është zyrtare: Vllaznia do ta nisë rrugëtimin e saj nga turi i dytë i “Europa Conference League”. Dilemat kanë marrë fund me njoftimin që sapo kemi marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Bashkëngjitur është edhe dokumenti që institucioni i futbollit shqiptar ka marrë sot nga UEFA ku Vllaznia si fitures e Kupës dhe që përfaqëson Shqipërinë e cila është e renditur në vendin e 41-të, do të kalojë në turin e dytë të këtij kompeticioni, ndeshjet e të cilit do të luhen në datat 21 dhe 28 korrik.”, thuhet në njoftimin e klubit Vllaznia.

Përfitimet e aspektit financiar, janë ato që më së shumtmi ngrohin drejtuesit e klubit, të cilët tashmë janë më komod në ndërtimin e skuadrës së re. Ndërtim, i cili fillon që nga përforcimet për pjesëmarrjen  në Kupat e Europës dhe më pas për vazhdimësinë e kampionatit shqiptar. Ndonëse, ishte përfolur edhe më heret në komentet mediatike, dita e sotme ka zyrtarizuar plotësisht pozicionin e Vllaznisë në konkurimin europian duke e nisur garën në turin e dytë të “Europa Conferencë League”, si dhe përfitimet e aspektit financiar që klubi kuqeblu merr me këtë rast.

Vetëm në pjesëmarrje, kuqeblutë përfitojnë 100 mijë Euro. Shumë, kjo e cila shtohet me 350 mijë euro në momentin që luan në turin e dytë. Të gjitha këto janë të garantuara, edhe nëse Vllaznia eleminohet, që do të thotë rreth 450 mijë Euro janë të sigurta që shkojnë në arkën e klubit Vllaznia. Por, mundësitë e përfitimit financiar vijojnë të jenë prezente edhe në varësi të konkurimit, ku në rast të kualifikimit në turin e tretë kjo shumë shkon në 200 mijë Euro. Nëse eliminohet në turin e tretë, atëherë Vllaznia do të marrë 550 mijë euro bonuse, me fitimin që do të shkojë në 750 mijë euro.

Dhe, për të shkuar më tej, nëse shkon deri në fazën “playoff”, atëherë baza do të jetë 300 mijë euro dhe nëse eliminohet në këtë raund, atëherë do të marrë dhe 750 mijë euro bonuse. Realisht, një situatë e tillë kaq favorizuese për klubin kuqeblu, vjen nga  përjashtimi i klubeve ruse nga të gjitha kompeticionet europiane për shkak të luftës me Ukrainën, që do të thotë se me formulimin e çifteve të shortit, e fituar nga dal Vllaznia, e cila, tashmë ka shansit, jo vetem për një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, por edhe për ndërtimin e një skuadre potente për sezonin e ri futbollistik, 2022-2023.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img