Saturday, May 18, 2024

Të shtunën, në fushë edhe Kategoria e Parë e futbollit shqiptar-Java e 16-të

Lexo

Objektivi është shpallja e skuadrës kampione, e cila ringjitet menjëherë në Kategorinë Superiore, por dhe ekipeve që do të luajnë në Play-off dhe Play-out për t’u ngjitur, apo për të qëndruar në këtë Kategori. Pa thënë që është një pjesë e dytë, e cila do të caktojë edhe skuadrën, që do të zbresë direkt në Kategorinë e Dytë.

Me të gjitha këto dilema 16 ekipet janë gati për javën e gjashtëmbëdhjetë. Kryesuesja Bylis e nis në fushën e vet me sfidën ndaj Besëlidhjes, ndërsa ka gjasa që të thellojë përsëri diferencën e pikëve me ndjekësit. Po kështu një mundësi e mirë për “çimentimin” e vendit të dytë është për Erzenin, që në stadiumin “Tofik Jashari” do të presë Apoloninë. Edhe Korabi, që do të presë në Peshkopi, Tomorin, ka shansin për të mbajtur të pacenuar vendin e tretë.

Sfida interesante dhe të vështira për t’u parashikuar Pogradeci – Butrinti, Turbina – Besa apo dhe Burreli – Tërbuni. Ndërkohë verdhejeshilët, të cilët do të presin Maliqin, kanë mundësinë që t’i japin shansin trajnerit të ri, Agim Canaj, ta nisë punën e tij në krye të pankinës së Lushnjës me fitore. E në fund sërish një përballje e fortë dhe e vështirë duket Vora – Shkumbini.

Një javë e gjashtëmbëdhjetë për t’u shijuar, por një problem më vete mund të jenë terrenet e rënduara për shkak të reshjeve, apo dhe vështirësitë që mund të krijohen për shkak të të ftohtit, i cili pritet të pushtojë vendin këtë javë. Për momentin, gjithçka mbetet nën kryesimin e Bylisit.

Kalendari i Javës së 16-të të Kategorisë së Parë -22 janat 2022

Erzeni – Apolonia                   ora 13:30

Pogradeci – Butrinti              ora 13:30

Bylis – Besëlidhja                   ora 13:30

Turbina – Besa                       ora 13:30

Vora – Shkumbini                  ora 13:30

Korabi – Tomori                     ora 13:30

Lushnja – Maliqi                    ora 13:30

Burreli – Tërbuni          ora 13:30

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img