Saturday, July 27, 2024

Fagu: “Nuk ishim të kujdesshëm. Ndeshjen e kthimit do bëjmë gjithçka për ta fituar”

Lexo

Tirana u mposht nga Kukësi me rezultatin 2-0 në një ndeshje mjaft të bukur të zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”. Pas ndeshjes, trajneri i Tiranës Erbim Fagu, u shpreh:

“Sigurisht e kishim vlerësuar se është trofe për t’u fituar, i dyti nga rëndësia në vend.

Ajo që nuk shkoi, përveç dy momenteve të golit që nuk ishim të kujdesshëm, mendoj se gjatë gjithë kohës kishim lojën në kontroll, por nuk ishim të qartë në momentet e fundit në konkludimin e aksioneve.

Vuajtëm se edhe trysnia e rezultatit të fut në presion sidomos në treçerekun e fushës. Por sixç e thashë, më pëlqeu mënyra se si luajtëm sot, më vjen keq që pësojmë gola shumë të thjeshtë. Ky është meraku i vetëm. Por gjithsesi kemi ndeshje kthimi që do bëjmë gjithçka për ta fituar.

A mund ta kthejmë? Sigurisht që po, që e mendoj të mundshme. Nëse vazhdojmë të luajmë sixç luajtëm sot, duke minimizuar gabimet, çdo gjë është e mundur

Ne do punojmë padyshim për të rritur moralin nga ana psikologjike se dihet që kampionati është i rëndësishëm. Kemi ndeshje direkte me një kundërshtar para nesh. Kemi lojtarë me eksperiencë, të përqendrohemi që të kalojmë ndeshjen me Skënderbeun”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img