Thursday, April 18, 2024

Federata Shqiptare e Bilardos, nderon veteranët shkodranë. Nail Alushi, Malo Ademi, Xhevat Sokoli, “Nderi i FSHB”

Lexo

Tre nga bilardistët më të njohur të qytetit të Shkodrës, kampion kombëtar në vite, Nail Alushi, Malo Ademi dhe Xhevat Sokoli, janë nderuar me çmimin “Nderi i Federatës Shqiptare të Bilardos”. Vlerësimi për treshen e artë të bilardos shkodrane ka ardhur përmes një ceremonie të zhvilluar të shtunën nga Federata Shqiptare e Bilardos me president Edmond Loku me mbështetjen e ish presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, në mjediset e Hotel Turizmit “Rozafa” të qytetit të Shkodrës.

Çmimet në fjalë janë dorëzuar nga vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Bilardos, Edmond Loku, në prani edhe të sekretarit të federatës, Roland Panozaqi dhe zv.presidentit, Ardian Vorfa. Fillimisht është nderuar, bilardisti veteran, Malo Ademi, për të vijuar më pas me dy kolegët e tij, Xhevat Sokoli dhe Nail Alushi, ky i fundit në cilësinë edhe të  kryetarit të Shoqatës së Bilardos “Alfred Ashiku” të Shkodrës.

 “Nderi i Federatës Shqiptare të Bilardos”

Motivacioni: Për kontributin e çmuar të dhënë në sportin e bilardos Shqiptare si sportist.

Presidenti: Edmond Loku

Kështu shkruhej në pllakatat që shoqërojnë çmimin në fjalë, për tre bilardistët e dekoruar shkodranë, Nail Alushi, Malo Ademi dhe Xhevat Sokoli, të cilët pas marrjes në dorëzim të çmimit shprehen emocionet e tyre.

Pasi falenderuan Federatën Shqiptare të Bilardos dhe konkretisht, presidentin Edmond Loku, si dhe ish presidentin e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi për vlerësimin e figurës së tyre sportive, bilardistët shkodranë, kujtuan disa nga momentet më të bukura të karrieres sportive të tyre në vite.

Për treshen e artë të bilardos shkodrane në vite, Alushi-Ademi-Sokoli, tradita e e sportit të bilardos në qytetin verior është e garantuar, pasi në gjirin e ekipit të sotëm të Vllaznisë që stervitet nga Ardian Vorfa, bëjnë pjesë bilardistë të rinj të talentuar, të cilët aktualisht janë kampionë kombëtarë me kategorinë e të rinjëve, por edhe të rriturve.

Pas aktivitet në fjalë ku moën pjesë edhe bilardistë të tjerë të Shoqatës së Bilardos, Alfred Ashiku” Shkodër, Presidenti i Shoqatës së Bilardos, Edmond Loku me mbështetjen e ish Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, biznesmenit të njohur shkodran, Esat Ademi, që ishin organizatorët kryesorë të aktivitetit, shtruan një drekë për nder të tre bilardistëve të dekoruar shkodranë, Nail Alushi, Malo Ademi dhe Xhevat Sokoli.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img