Thursday, March 28, 2024

Volejboll meshkuj-Kupa e Shqipërisë. Vllaznia, “hakmerret” ndaj Studentit, e mund 3-1

Lexo

Pak ditë më parë, Studenti në volejboll për meshkuj surprizoi duke mundur Vllazninë në fushën e saj me rezultain 1 me 3, takim ky për kampionat. Një humbje që për trajnerin kuqeblu, Artan Kalaja u shndërruan në një analizë të gjatë me skuadrën duke nxjerrë dobësitë dhe përgjegjësitë e shfaqura në këtë ndeshje. Dhe, duket reflektimi ka ardhur menjëherë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë ku skuadra shkodranë ka bërë autokritikën e duhur.

Për koinçidencë, shorti i Kupës së Shqipërisë e ka vënë Vllazninë që në ndeshjen e parë përsëri përballë Studentit. Kështu, në sfidën e luajtur mbrëmjen e së premtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, djemtë e trajnerit Kalaja I kanë zbatuar në mënyrën më të mirë detyrat e dhëna, dhe në fund kanë regjistruar fitoren e merituar me rezultain 3 me 1.

Por, gjithësesi, ashtu si në ndeshjen e kampionatit, edhe në këtë të Kupës, rivaliteti dhe emocionet kanë qënë të pranishme. Të paktën në dy setet e parë kur diferenca ishte e ngushtë në fitimin e seteve. 25 me 23, fiton Vllaznia setin e parë, Studenti fiton të dytin me pikët shtese, 24-26 duke barazuar rezultatin në 1-1.

Ndërkohë, në dy setet e tjerë, Vllaznia rikthehet në lojën e saj duke mos lëshuar më në rezultat. Kështu, fiton lehtësi setin e tretë 25 me 14 dhe më pas edhe të katrtin 25-18, si dhe të gjithë ndeshjen me sete 3-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img