Wednesday, May 1, 2024

Tirana nuk e lëshon kreun, fiton në transfertë me Egnatian 0-2 dhe zhyt në krizë Egnatian

Lexo

Engatia-Tirana, ishte një ndeshje delicate për javën e 11-të të Abissnet Superiore. Për vendasit, pritej me interes debutimi në stolin rrogozhinës i trajnerit Përparim Daiu që zëvendësonte Gugash Maganin e larguar nga drejtimi i skuadrës. Por, nga ana tjetër, me shuë interes pritej edhe rezultati i bardhebluve, pasi një hap i gabuar i tyre do t’i kushtonte kreun.

0 me 2 është rezultati në fund të takimit duke konfirmuar Tiranën në krye të tabelës së klasifikimit, ku pas javës së 11-të shkon në kuotën e 24 pikëve duke mos dashur t’ia dijë fare se çfar bëjnë ndjekësit e saj.

Tirana e drejtuar nga tekniku Shehi, ka arritur ta komandojë më së miri sfidën e luajtur sot në stadiumin “Egnatia Arena” të qytetit të Rrogozhinës. Bardheblutë kishin dëshirë e ide madje manovrat në mesfushë funksiononin për mrekulli. Në minutën e 30′ rreziku erdhi nga  Vesel Limaj, që vetëm për pak centimetra topi nuk shkoi në portë. Goli u duk se ishte çështje kohe dhe ashtu rezultoi, tetë minuta më vonë, Seferi u kthye në njeriun asist i cili pasoi saktë për Ismajlgecin duke kaluar në avantazh Tiranën. Frymarje në skuadër, por edhe në stolin bardheblu.

Për të garantuar fitoren tre pikëshe, duhej edhe një gol sigurie. Dhe, për atë mendon Seferi, me atë goditje perfekte vështirë për tu kontrolluar nga portieri serb dhe pranë u gjend Michal Ngoo që shënoi pa shumë vështirësi. Një realizim i tillë dërgoi lojtarët kryeqytetas në dhomat e zhveshjes me një moral më të lartë. Në pjesën e dytë, trajneri Daiu kreu disa zëvendësime duke e bërë skuadrën më ofensive, por gjeti një kundërshtar që diti të mbrohej mirë duke bllokuar çdo manorvër.

Vërshëlima përfundimtare e arbitrit fikson shifrat, Egnatia 0 dhe Tirana 2. Me një Tiranë që nuk lëshon dhe nga ana tjetër, një Egnatia që mbetet në vendnumëro me 11 pikë duke vijuar të jetë e rrezikuar seriozisht për rënien nga kategoria.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img