Monday, July 15, 2024

Finalja e Kupës së Shqipërisë, Skenderbeu-Vllaznia me tifozë!?! FSHF, letër zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pritet përgjigja!

Lexo

Pas vendimit për shtyerjen me 24 orë të finales së Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e përcaktuar tashmë të luhet me datë 31 maj në stadiumin kombëtar “Air Albania”  duke filluar nga ora 19:00, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë edhe një hap tjetër përpara. Bëhet fjalë për praninë e tifozëve në stadium, një kërkesë kjo e përsëritur edhe herë tjetër në adresë të Ministrisë së Shëdetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, por që kësaj here me nota shumë më tepër serioze dhe këmbëngulëse.

Burime zyrtare nga Institucioni më i lartë i futbollit në Shqipëri, FSHF bëjnë të ditur për Veriu Sport, se nga ana e tyre i është dërguar një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku i kërkohet të lejohen tifozët për ta ndjekur ndeshjen nga afër në shkallët e stadiumit “Air Albania”. Kërkesë kjo që vjen nisur nga rënia e dukshme e rasteve të infeksionit, por edhe nga prvoja e vendeve të Rajoni ku ndeshjet e finaleve të Kupës po zhvillohen me praninë e tifozëve. Natyrisht që nuk bëhet fjalë për të hapur të gjithë kapacitetin e stadiumit, por vetëm një përqindje të caktuar tifozësh dhe gjithnjë duke marrë masat e duhura higjenike sipas rregullohes përkatase nga vetë federata.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img